KËSHILLTARËT SERBË NUK DO TË PREZENTOJNË NË SEANCËN KUSHTUAR PREFEKTIT TË TIRANËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. shkurt 2024. – Këshilltarët serbë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Bujanocit, në të cilën pritet që prefekti i Tiranës, Erion Veliaj duhet të shpallet qytetar nderi i Bujanocit, konfirmoi të hënën për portalin tonë kreu këshilltarëve të SNS-së, Nenad Mitroviq.
Ai ka theksuar se vendimin për bojkotimin e seancës e kanë marrë përfaqësuesit e të dyja listave serbe (SNS dhe SPS). Një nga arsyet është mënyra se si propozimi u fut në rend dite.
– Procedura nuk është përmbushur, duke pasur parasysh se për një propozim të tillë kërkohet që komisioni parlamentar të japë deklaratë dhe pastaj propozimi shkon në kuvend, e jo të propozohet nga kryetari i kuvendit apo komunës. Kështu del se kushdo që dëshiron mund të propozojë dikë për qytetar nderi – thotë Mitroviq.
Ai shtoi se dhënia e titullit qytetar nderi zakonisht bëhet në një seancë ceremoniale për ditën e komunës dhe se nxitimi i autoriteteve komunale me këtë propozim tregon për prapavijë politike.
“Ndoshta arsyeja e nxitimit është për të fituar poenë politike para zgjedhjeve të ardhshme lokale”, thotë Mitroviq.
Kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani, propozoi që Veliaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit, siç sqaroi ai, për kontributin dhe angazhimin e tij të madh në përmirësimin e marrëdhënieve Tiranë-Bujanoci.
“Për, para së gjithash, ndihmën e madhe financiare për ndërtimin e një palestre sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc në vlerë prej 550.000 euro”, thuhet në propozim.
Që vendimi i Kuvendit të bëhet i vlefshëm është i nevojshëm pëlqimi i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *