ASKUSH PREJ FUNKSIONARËVE SHQIPTARË NUK UROI PËR DITËN E SHTETËSISË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. shkurt 2024. Edhe presidenti i Amerikës, Joe Biden, e ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ditën e shtetësisë, por asnjë nga zyrtarët komunalë në Bujanoc, as kryetari e as qytetarët. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit Enver Ramadani dhe deputeti Shaip Kamberi nuk janë deklaruar me rastin e festës së sotme kombëtare.
Urimi i Nexhat Behlulit
(Čestitka Nedžata Behlulija)
Urimet e tyre do t’i shohim pas dy ditësh, kur Kosova feston përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
I vetmi personalitet publik, në mesin e shqiptarëve në Bujanoc, që ka uruar festën kombëtare është punëtori mediatik dhe biznesmeni Nexhat Behluli.

– Republika e Serbisë sot feston Ditën e saj Kombëtare dhe kjo doli të ishte shumë bukur, e lidhur me fundjavën, ndaj kemi ditë të lira nga sot deri të hënën. Ju Kosovarë, është mirë neve që jetojmë në Serbi të na uroni ditën e shtetësisë ndashit të shtunën me 17 shkurt edhe na të ju urojmë juve ditën e pavarsisë, kulturë janë urimet mes popujve dhe shteteve, kurgjo ska të keqe ! – tha Behluli.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *