Bujanoc, 6. mars 2024. (Foto Indeksonline) – Një burrë (69) nga Ferizaji ka humbur jetën të martën në mbrëmje pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, nga ana e Kosovës, në afërsi të vendkalimit Dheu I Bardhë afër fshatit Konçul, të komunës së Bujanocit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se dyshohet se viktima ka rënë në lumë aksidentalisht.
“Sipas informacioneve të para, i ndjeri së bashku me djalin dhe vajzën e tij janë larguar me veturë në drejtim të vendkalimit të Dheut të Bardhë. Në një parking pranë vendkalimit, ai iu afrua lumit në të cilin besohet se ka rënë aksidentalisht. Të gjitha njësitë relevante janë informuar dhe po merren me këtë rast”, ka thënë Hashani, transmeton Koha e Prishtinës.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin për Mjekësi Ligjore, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga policia rajonale në Gjilan.
FATËKEQËSIA AFËR KONÇULIT: NË PRANI TË FËMIJËVE AKSIDENTALISHT BIE NË LUM
Bujanovačke6. Mar 2024.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostKAMBERI TE VARRI I ADEM JASHARIT: LAVDI TË GJITHËVE QË RANË PËR LARINË E KOSOVËS
Next PostMITROVIQ PAS TAKIMIT TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE: FTESA MBETET ENDE E HAPUR PËR ATA QË NUK ERDHËN AS SONTE
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.