Bujanoc, 6. mars 2024. – Deputeti i Bujanocit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi ka marrë pjesë të martën në 26 vjetorin e rënies së themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jasharit në Prekaz.
“Epopeja e UÇK-në, 26 vjet më parë shënoi fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptar të Kosovës dhe hodhi themelin e parë të shtetit të Kosovës. Për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe për të shënuar 26 vjetorin e epopesë së UÇK-së, së bashku me kolegët e Partisë për Veprim Demokratik qëndruam në Prekaz. Lavdi familjes Jashari. Lavdi të gjithë të rënëve për liri”, ka deklaruar Kamberi.
Së bashku me Kamberin, Jasharit i bënë nderime edhe zyrtarë të PVD-së, në mesin e të cilëve ishte edhe Ragmi Mustafi, kryetar i degës së partisë në Bujanoc.
Çdo vit në Kosovë shënohet “epopeja treditore” kushtuar Adem Jasharit, të cilin shqiptarët e festojnë si “komandant legjendar” dhe “babai i kombit”. Për shtetin e Serbisë, Jashari është një terrorist i cili u vra nga forcat policore në një shtëpi në Prekaz pas një rrethimi treditor më 5, 6 dhe 7 mars 1998, pasi më parë kishte refuzuar t’u dorëzohej atyre.
KAMBERI TE VARRI I ADEM JASHARIT: LAVDI TË GJITHËVE QË RANË PËR LARINË E KOSOVËS
Bujanovačke6. Mar 2024.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostKAMBERI ME DILEMA PARA ZGJEDHJEVE LOKALE
Next PostFATËKEQËSIA AFËR KONÇULIT: NË PRANI TË FËMIJËVE AKSIDENTALISHT BIE NË LUM