Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. Mars 2024. (Foto TK) – Me kërkesë të politikanëve shqiptarë në Bujanoc për hapjen e grupeve të reja në kopshtin “Gëzimi ynë” për fëmijët e komunitetit shqiptar, të hënën është mbajtur një takim, ku është përcaktuar se zgjidhja afatshkurtër do të jenë edhe dy grupe shtesë. Megjithatë, në objektin e kopshtit nuk ka vend, ndaj një komision i përbërë nga përfaqësues të Komunës dhe kopshtit do të ketë për detyrë të gjejë një hapësirë të përshtatshme.
– Për grupet e reja nevojiten dhoma prej rreth 40 metrash katrorë dhe dje u ra dakord që komisioni të gjejë hapësirë adekuate. Për ne, përfshirja në këtë çështje mund të fillojë menjëherë – ka thënë të martën për portalin tonë Millovan Aleksiq, drejtor i Entit parashkollor “Gëzimi ynë”, një nga pjesëmarrësit e takimit.
Dy grupe shtesë janë një zgjidhje afatshkurtër dhe zgjerimi apo përshtatja e objektit ekzistues apo edhe ndërtimi i një objekti krejtësisht të ri është një propozim për një zgjidhje afatgjatë.
Takimin, me kërkesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, e organizoi Trupi Koordinues për Jugun e Serbisë, i cili u përfaqësua nga drejtori i shërbimit, Nenad Mitroviq.
Në emër të komunës, si themelues i institucionit parashkollor, në takim morën pjesë kryetari i komunës Nagip Arifi dhe kryetari i Kuvendit Enver Ramadani ndërsa nga Drejtoria e Administratës shkollore me seli në Leskoc mori pjesë Marina Iliq.
Mitroviq theksoi se Shërbimi i Trupit Koordinues do të ofrojë të gjithë mbështetjen logjistike dhe do të përpiqet të kontribuojë në të gjitha mënyrat për arritjen e rezultateve në këtë çështje.
“Takimi ishte shumë konstruktiv, me një përcaktim të qartë të mundësive për sigurimin e kushteve për hapjen e grupeve të reja në gjuhën shqipe dhe për të gjithë fëmijët që janë në listën e pritjes”, sipas TK.
Siç u bë e ditur, të gjithë të pranishmit në takim u pajtuan me mënyrën afatshkurtër dhe afatgjatë të zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Në listën e pritjes për regjistrim në çerdhe janë një numër i madh i fëmijëve, jo vetëm shqiptarë, ndaj institucioni paraprakisht kishte njoftuar se për këtë, regjistrimi i fëmijëve tash e tutje do të bëhet me konkurs.
Početna FILLIMI TAKIMI MBI HAPJEN E GRUPEVE PËR FËMIJËT SHQIPTARË NË KOPSHTIN E BUJANOCIT: DO TË KËRKOJMË DY HAPËSIRA
TAKIMI MBI HAPJEN E GRUPEVE PËR FËMIJËT SHQIPTARË NË KOPSHTIN E BUJANOCIT: DO TË KËRKOJMË DY HAPËSIRA
Bujanovačke19. Mar 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostARDITA SINANI: PËRFAQËSUESIT E SHBA-së DHE BE-së VAZHDOJNË ME INJORIMIN E SHQIPTARËVE TË BUJANOCIT DHE PRESHEVËS
Next PostPOLICIA: PËR NJË JAVË MBI 32.000 TIKETA KUNDËRVAJTËSE PËR MOSVENDOSJEN E RRYPIT TË SIGURISË DHE BARTJEN E FËMIJËVE JASHTË RREGULLAVE
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.