Bujanoc, 17. prill 2024. Rigon Shabani do të jetë i vetmi shqiptar në Serbi që do të marrë pjesë në një garë kombëtare shkollore. Siç njoftoi Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), Rigoni fitoi vendin e dytë në lëndën e teknikës dhe teknologjive në konkursin rajonal në Vranjë.
Gara kombëtare do të mbahet në Beograd ndërsa KKSH ka njoftuar se do t’i japë çdo mbështetje këtij talenti të ri.
„Dhuratë për Rigonin dhe mirënjohje për profesorin e tij Astrit Ramizi, ju uroj që të ktheheni nga Beogradi si fitues“, njoftoi Nevzad Lutviu, kreu i KKSH-së që i priti, në selinë e tij, të riun Rigon dhe profesorin.
Ai shtoi se Rigoni do të gëzoj nga KKSH gjithë mbështetjen për pjesëmarrje në gara.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

