Bujanoc, 6. qershor 2024. Shqiprim Musliu, lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), i cili fitoi vendin e dytë në zgjedhjet në Bujanoc me 8 mandate, akuzoi Arbër Pajazitin se ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Konçul, ku është shënuar një pjesëmarrje rekord prej gati 80 për qind, meqë nga 1112 vota të vlefshme, 1099 janë fituar nga LPD. Pajaziti është një nga liderët e Frontit për Ndryshim, i cili fitoi më shumë vota më 2 qershor.
Musliu ia zë për të madhe Pajazitit faktin se është i vetmi që ka refuzuar të bëhet pjesë e koalicionit parazgjedhor të partive që tubojnë shqiptarët.
Ai sot në bashkëpunim me aparatin shtetëror dhe SNS konteston votën e lirë të qytetarëve shqiptarë në Konçul”, ka thënë Musliu.
“E kuptoj që nuk ju ka pëlqyer rezultati i LPD-së në tërë Bujanocin”, – thotë Musliu – “por shpresoj se nuk keni pritur ndonjë rezultat tjetër në kalanë tonë historike”.
Musliu, i cili është nënkryetar aktual i komunës, shton se në 4 vitet e fundit partia e tij ka punuar shumë për këtë rezultat.
“Pra, Arbër, para se të bësh akuza, ndalu dhe shiko ku dhe me kë je ulur. Ju mund të jeni në telashe, por nuk është faji ynë. Nëse ju doni pushtet, ejani tek ne, të flasim dhe ta zgjidhim këtë çështje. Më vjen keq që të shoh si argat të djallit. Kini pak respekt për emrin që mbani, aman!”, thotë Musliu.
Početna FILLIMI MUSLIU I THOTË PAJAZITIT SE ËSHTË ARGAT I DJALLIT NGASE KËRKON ANULIMIN E ZGJEDHJEVE NË KONÇUL
MUSLIU I THOTË PAJAZITIT SE ËSHTË ARGAT I DJALLIT NGASE KËRKON ANULIMIN E ZGJEDHJEVE NË KONÇUL
Bujanovačke6. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKKZ: ZGJEDHJET DO TË PËRSËRITEN NË DY VENDVOTIME NË BUJANOC, NË ZHBEVCË, POR JO EDHE NË KONÇUL
Next PostNGA GQ DEJAN STOJANOVIQ THONË SE FLETA E KONTROLLIT ISHTE NË KUTI PAS MBYLLJES SË VENDIT TË VOTIMIT 47