XHAFERI: LEXUESIT E BUJANOVAÇKES PARANDALUAN KATASTROFËN NË DEPONI

Bujanoc, 4 shtator 2024. – Pas paralajmërimeve të qytetarëve dhe lexuesve, pasditen e sotme Bujanovaçke i ka raportuar kreut të ri të ndërmarrjes komunale, Amir Xhaferi, për shpërthim zjarri në deponi, ndërsa për rrezikun është njoftuar edhe kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.
Të dy e përmbushën premtimin duke vepruar menjëherë.
Xhaferi na ka telefonuar nga deponia rreth orës 21:00 dhe ka thënë se zjarri është lokalizuar, por ka shtuar se reagimi i lexuesve të Bujanovaçkes bëri të shmangej katastrofa.
– Faleminderit Bujanovaçkes dhe lexuesve tuaj, reaguam me kohë. Zjarri është shuar ndërsa ekipi do të kujdestaroj, tha ai.
Ai shtoi se ka dyshime se zjarri është vënë qëllimisht sot dhe se Komunalia do ta marrë seriozisht problemin e deponisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *