Bujanoc, 4 shtator 2024. – Nisma qytetare ka hapur thirrjen për programin e praktikës në institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në Beograd, i dedikuar për të rinjtë nga Presheva dhe Bujanoci. Programi ofron një mundësi për të rinjtë e moshës 20 deri në 35 vjeç për të fituar përvojë në punën me organet parlamentare dhe qeveritare në Beograd.
Praktika zgjat nga 2 deri në 5 muaj, me një fillim fleksibël nga tetori 2024. Të rinjve do t’u sigurohet strehim falas, transport dhe një pagesë mujore prej 500 £.
Aplikimet janë të hapura deri më 20 shtator 2024. Kandidatët do të përzgjidhen në bazë të shqyrtimit të aplikacioneve dhe intervistës. Më shumë informacion dhe aplikime gjenden në faqen zyrtare të Nismës Qytetare.
https://www.gradjanske.org/call-for-interns-from-presevo-and-bujanovac/.
Ju lutemi të ndihmoni në përhapjen e kësaj thirrjeje. Mbështetja juaj është thelbësore për ne që informacioni të arrijë te sa më shumë të rinj.
NISMAT QYTETARE: PRAKTIKA NË BEOGRAD PËR TË RINJËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA
Bujanovačke6. Sep 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostMITROVIQI INICON TAKIM ME SHQIPTARËT PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TË PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Next PostXHAFERI: LEXUESIT E BUJANOVAÇKES PARANDALUAN KATASTROFËN NË DEPONI
Related articles
BAZA E ASFALTIT DHE NDOTJA E MJEDISIT: NUK KA TEJKALIM TË LIMITEVE TË PARAPARA
Bujanovačke18. Dec 2024.