Bujanoc, 29 tetor 2024. Qytetarët që jetojnë te soliteri në qendër të Bujanocit dhe punëtorët e disa institucioneve publike po ngrijnë këto ditë – sipas drejtorit të NP Komunalac Amir Xhaferi, për shkak të pakujdesisë së ish-pushtetit. Ai pohoi se nuk ka ngrohje në disa objekte, të cilat duhet të ngrohen nga ngrohtorja e ndërmarrjes komunale, sepse janë në pritje të servisimit. Ai bëri të ditur se sot do të vijnë riparimet dhe se gjithçka do të rregullohet shpejt.
-Ka 5 vite që nuk është bërë asnjë servisim, kështu që ngrohja nuk funksiononte. Tash e kemi paguar atë shërbim dhe sot po vijnë riparuesit, kështu që gjithçka do të rregullohet – thotë ai.
Disa lexues kanë kontaktuar me Bujanovaçken në ditët e kaluara, duke thënë se radiatorët janë ngrohur vetëm pak ditë pas fillimit të sezonit të ngrohjes më 15 tetor.
Kujtojmë se çmimi i ngrohjes për metër kub për amvisëritë në Bujanoc është 169,40 dinarë me TVSH, për institucionet 347,63 dinarë, ndërsa subjektet afariste paguajnë 520,30 dinarë për metër katror.
Përveç objektit “Soliteri”, me energji termike nga ngrohtorja e qytetit furnizohen edhe Shtëpia e kulturës, Biblioteka, Gjykata, godina e Komunës, objekti i gjimnazit “Sveti Sava”, i cili aktualisht është bosh për shkak të renovimeve.
XHAFERI: PROBLEMI ME NGROHJEN PASOJË E PAKUJDESISË SË ISH -PUSHTETIT
Bujanovačke29. Oct 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPAJAZITI NË KOSOVË KËRKOI MBËSHTETJE PËR BIZNESET NË BUJANOC DHE PRESHEVË
Next PostNAKIQIT DHE TËRSHËS MIRËNJOHJE NGA BL LLOPARDINCË: JANË ME NE NË ÇDO AKSION
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.