Bujanoc, 7 shkurt 2025. – Millovan Aleksiq ka marrë mbështetje bindëse nga punëtorët edhe për mandatin e katërt si drejtues i kopshtit të Bujanocit “Gëzimi ynë”.
Në seancën e Këshillit edukativ-arsimor të mbajtur të enjten, nga 84 fletëvotimet e vlefshme, 62 punëtorë kanë votuar për Aleksiqin, ndërsa 22 votuan kundër.
Kundërkanddidatja e tij, edukatorja Suzana Mitroviq, mori 28 vota për dhe 56 kundër. Të drejtë vote kishin 96 punonjës.
Ky votim, në fakt ëstë dhënie e mendimit, që është hapi i parë në zgjedhjen e drejtorit. Më pas propozimi shkon në Këshillin drejtues, i cili përbëhet nga tre përfaqësues të entit, tre nga prindërit dhe tre ngakomuna.
Më pas propozimi i dërgohet Drejtorisë së shkollave në Leskoc, e cila propozimin ia përcjell Ministrisë së arsimit ndërsa ministri ka 30 ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjen e drejtorit.
Aleksiç ka 12 vite në krye të entit ku po “e konsumon” mandatin e tretë. Ai është anëtar i SNS – it.
Suzana Mitroviq është nga Bujanoci, punon një kohë të gjatë si edukatore në këtë ent, ndërsa aktualisht punon në paralelen e ndarë të kopshtit në Rakoc.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

