fbpx

ËSHTË SULMUAR PERSONELI I SHËRBIMIT TË EMERGJENCËS, NGA SONTE USHTRIA NË HYRJE TË SHTËPISË SË SHËNDETIT

Nga N. Stevanovic

 Bujanovac, 18 Mars 2020 (Foto nga arkivi) – Mjeku i Shërbimit të emergjencës në Shtëpinë e shëndetit të Bujanoc, Dr. Jovana Antic, thotë se kolegët e saj ishin të sulmuar mbrëmë në vendin e punës. Ajo kërkon që qytetarët, për hir të tyre dhe shëndetin e të tjerëve, të ndalojnë të abuzojnë me Shërbimin e emergjencës dhe paralajmëron se nga sonte ushtria do të vendoset në hyrje të Shtëpisë së shëndetit.

-Për shkak të triazhës që bëmë gjatë natës në dyert hyrëse, për të parë se kush ka nevojë për kontrollim urgjent, ne u sulmuan në vendin e punës nga pacientët, edhe pse ata u kontrolluan të gjithë. Theksoj që vetëm pacientët e shkallës së parë të urgjencës duhet të vijnë dhe të na thërrasin për ndihmë, pra vetëm në rastet e rrezikshmërisë  – thekson Dr.Antic.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Ajo udhëzoi prindërit që gjatë kohës së jashtëzakonshme dhe të pandemisë së koronavirusit ta thirrin mjekun e zgjedhur –pediatër nëse fëmiu ka temperaturë deri n 39 gradë, ndërsa të sëmurët kronikë i fton që terapinë ta vazhdojnë përmes telefonatës, të cilës duhet t’i përmbahen me përpikmëri.

Na vijnë njerëz me “tension të lartë ndërsa në fakt nuk janë rast i tillë, sjellin fëmijë me „temperaturë të lartë“, dhe pas matjeve rezultatet dalin të jenë nga 36 deri në 38 gradë, gjë që nuk është situatë emergjente. Në këtë mënyrë, ata rrezikojnë veten dhe fëmijët e tyre, por edhe të gjithë të tjerët – thotë Dr Antic për Bujanovaçke.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.