fbpx

KAMBERI PARALAJMËROI MBYLLJEN E SHPEJTË TË OBJEKTEVE HOTELIERE NËSE ATO NUK I MËNJANOJNË MANGËSITË SA MË PARË

Bujanovac, 19. mars 2020 – Shtabi i emergjencave i Komunës së Bujanocit ka paralajmëruar marrjen e vendimit për ndalimin e punës në të gjitha ambientet hotelierike për shkak të mosrespektimit të masave të përcaktuara për ta parandaluar përhapjen e virusot korona, njoftoi të enjten Komandanti i Shtabit  Shaip Kamberi.
 Ai tha në një seancë të Shtabit se objektet e tilla në komunën e Bujanocit kanë afat deri të premten për të korrigjuar çdo mangësi dhe t’u binden urdhrave që përcaktojnë numrin e musafirëve që mund të pranojnë dhe distancën që duhet të ruajnë mes veti dhe distancën mes tavolinave.
 „Ne sot nuk do të pezullojmë punën e kafiterive dhe restoraneve mirëpo nëse ato nuk funksionojnë siç duhet, atëherë kjo mund të ndodhë që nrsër,“ tha Kamberi.
 Me këtë rast, Komandanti i Shtabit zhvilloi të enjten një takim me përfaqësuesit e institucioneve hotelierike.
 Sipas një vendimi të mëparshëm të Shtabit, orari I punës së kafiterive, restoranteve dhe objekteve të tjera hoteliere është i kufizuar në periudhën nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 18 pas dite.
 Të enjten, pra sot u mbyllën të gjitha sportelet, me përjashtim të Postës dhe Ndërmarrjes për shpërndarjen e energjisë elektrike, të cilat kanë reduktuar aktivitetet dhe numrin e punonjësve.



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.