fbpx

ORGANIZIMI I VULLNETARËVE NË TËRNOC

Bujanoc, 20 Mars 2020 (Foto nga MZ V. Trnovac) – Bashkësitë lokale Tërnoc dhe Lilancë po organizojnë vullnetarë për të ndihmuar personat që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e BL Tërnoc janë definuar dy grupe njerëzish të cilët kanë nevojë për ndihmë: grupi i parë janë njerëz të moshuar që jetojnë vetëm dhe janë në një situatë të vështirë ekonomike, ndërkaq grupi i dytë janë personat e kamur financiarisht por që nuk mund të dalin.

„BL Tërnoc i ftonë të gjithë njerëzit tanë që jetojnë në diasporë, prindërit e të cilëve jetojnë të vetëm në vendlindje dhe që kanë nevojë për ndihm përkatëse, të telefonojnë këta persona: Mustafa Alishani (kryetar i BL) + 38163454258 dhe Shefket Mustafa (sekretar) + 381621349293″ – njoftoi BL Tërnoc .

Deri në në mëngjesin e  së premtes në Serbi janë regjistruar 115 persona të infektuar me koronavirusin COVID – 19. Në Bujanoc nuk ka të infektuar mirëpo janë mbi njëqind persona në vetizolim.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.