PO REHABILITOHET RRUGA BREZNICË – MUHOC DHE PO VENDOSEN KONTEJNERË TË RINJË

Shkruan N-. Stevanoviq

 Bujanoc, 20 mars 2020. Vetëqeverisja lokale po riparon rrugën Breznicë-Muhoc, me ç’rast banorët e disa fshatrave në viset kodrinore – malore do të lidhen me Bujanocin dhe të furnizohen pa pengesa me gjëra ushqimore dhe ilaçe.

 -Kjo rrugë ishte në gjendje të dobët, andaj deri më tani shfrytëzohej rrugë alternative, një pjesë e të cilës kalon Kosovë. Për shkak të situatës me virusin korona, kjo rrugë më nuk mund të shfrytëzohet, ndërkohë që ne kurrsesi nuk do të lejojmë që këta banorë të mbeten pa furnizime me gjëra të nevojshme dhe shërbime mjekësore. Prandaj, Shtabi i Emergjencave në Komunën e Bujanocit po i përgjigjet me urgjencë nevojave të tyre – tha Rahim Salihu, kryeshefi i Drejtoratit për zhvillim dhe investime. 

Komandanti i Shtabit Shaip Kamberi të enjten nënshkroi kontratën për ekzekutimin e punimeve në rehabilitimin e kësaj rruge, ndërkohë që sipas Salihut, punimet tashmë kanë filluar.

Salihi shtoi, se me urdhër të Shtabit të emergjencave gjithashtu të enjten ka filluar shpërndarja dhe sistemimi 50 kontejnerëve të mëdhenjë në Bujanoc dhe Tërnoc, punë kjo që do të vazhdoj edhe sot.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *