fbpx

TË DIELAVE DY PIKA TË SHITJES NË BUJANOC PËR TË MOSHUARIT MBI 65 VJEÇ

Bujanovac 21. Mars 2020. – Ministria e Tregtisë ka caktuar 829 markete që do të hapen të dielave vetëm nga ora 4-7 pasdite për njerëzit mbi 65 vjeç të cilëve u është ndaluar të largohen nga shtëpia gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. 

Sipas një liste të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë, në dispozicion për personat mbi 65 vjeç në Bujanovac do të jetë marketi Maxi që gjendet në shesh dhe dhe IDEA në rrugën e Kosovës. 

Dyqani i tretë në territorin e Bujanocit që do të jetë në dispozicion të personave të moshuar do të jetë edhe marketi Sara në Tërnoc.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Kjo masë hyn në fuqi më 22 mars, ndërsa orari i punës së tyre të dielave për qytetarët e tjerë fillon nga ora 8 e mëngjesit dhe zgjatë deri në ora 18 pasdite, ndërsa në ditët e tjera nga 7 e mëngjesit deri në ora 18 pas dite.

Ministria ka përcaktuar se në pikat e shitjes me pakicë mund të ketë një konsumator për katër metër katror, duke rrespektuar masat e përgjithshme të parandalimit përmes ruajtjes së distancës fizike.

Deri në orën 8 të mëngjesit të së shtunës, në Serbi janë 149 persona të infektuar me virusin korona COVID – 19. Në 24 orët e kaluara, 38 u testuan, 14 ishin pozitivë dhe 9 u shtruan në spital.

 Në Bujanoc nuk ka persona të infektuar, por mbi njëqind janë në vetizolim.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.