fbpx

FILLOI XHIRIMI I NJËSIVE MËSIMORE NË GJUHËN SHQIPE

Bujanoc, 23 Mars 2020- Të hënën filloi xhirimi i njësive mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Xhirimi po realizohet në hapësirat e Shkollës së mesme “Sezai Surroi”në Bujanoc, lajm të cilin për Bujanovaçke e konfirmoi Ragmi Mustafa kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar.

Sipas tij, transmetimi përmes televizioneve Spektri dhe Aldi do të fillojë nga e dita e martë, 24 mars. 

-Sot filloi xhirimi i njësive mësimore për kalsat nga 1 – 4, të ciklit të ulët të fillores, ndërsa gjatë kësaj jave do të fillohet edhe xhirimi për klasat e ciklit të lartë të fillores. Pas kësaj fillon xhirimi edhe i njësive mësimore për shkollat e mesme, thotë Mustafa. 

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Xhirimi i njësive mësimore për filloristë është duke u zhvilluar për tri lëndë: Gjuhë amëtare (Shqipe), Matematikë dhe Bota rreth nesh. 

Ai shtoi se është duke u punuar në kushte të vështira për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur me rastin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, por thekson se është e rëndësishme që nxënësit të fillojnë mësimet sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Sipas Mustafës, orët e mësimit do të jenë të disponueshme edhe në rrjetet sociale. 

Në këto tri komunat janë 13 shkolla me rreth 10.000 nxënës në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.