fbpx

SHTABI: NDARJA E 125 PAKOVE PËR MË TË RREZIKUARIT, VLERA E PAKOS 4.000 DINARË!

Bujanoc, 27 mars 2020. Sipas informacioneve të fundit nga Shtabi komunal i emergjencave  të komunës së Bujanocit, familjet më të rrezikuara të kësaj komune do të marrin pako me produkte themelore të ushqimit dhe higjenës me vlerë 4.000 dinarë. 

Pas planifikimit fillestar prej 300,000 dinarë për këtë qëllim, shuma u rrit në 500.000 dinarë, me ç’rast nga këto mjete do të ndihmohen 125 familje të kësaj komune. 

-Lista e më të prekurve do të bëhet nga kryetarët e të gjitha bashkësive lokale, pasi besojmë se ata janë më të informuar për situatën në terren. Përparësi të veçantë do të kenë familjet me shumë anëtarë që nuk realizojnë kurrfarë të ardhurash. Gjithësesi Shtabi do të kryejë një kontroll të plotë të secilës listë për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme – tha për Bujanovaçke Rahim Salihi, bashkërendues i vullnetarëve në Shtabin e emergjencave. 

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Ai u bëri thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë për të kontaktuar zyrat e bashkësive lokale në të cilat ata jetojnë. 

– Edhe pse listat do të verifikohen dhe nuk do të lejohen shpërdorimet eventuale, unë u bëj thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet në këtë situatë krize dhe të mos kërkojnë ndihmë ata që nuk kanë nevojë emergjente. Pakot janë të destinuara për familjet me gjendje më të vështirë materiale, ashtu që ndihmat të shkojnë në vendin e duhur – thekson Salihi. 

https://bujanovacke.co.rs/2020/03/27/stab-podela-125-paketa-za-najugrozenije-vrednost-paketa-4-000-dinara/




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.