ENTI PËR SHËNDETIN PUBLIK: NË BUJANOC NUK KA TË INFEKTUAR ME VIRUSIN COVID19

Bujanoc, 29 Mars 2020 – Nga Enti për shëndetin publik (ESHP) në Vranjë, për portalin tonë konfirmuan se deri më tani (29 mars, ora 12 pasdite) në Bujanoc nuk ka persona të regjistruar që janë prekur me virus COVID – 19.

 Në vebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë covid19, është raportuar se në Bujanoc është regjistruar një rast, por në ESHP thonë se nuk kanë ndonjë rast të raportuar nga Bujanoci.

 Ata konfirmojnë shkrimin e Bujanovaçke se dy gra që dyshoheshin të prekura nga virusi, pas testimit të kryer dolën të ishin negative.

 -Në territorin e Qarkut të Pçinjës, personat e infektuar me virusin COVID – 19 janë  nga Vranja dhe Surdulica, na thanë në ESHP.

 Doktoresha Lela Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, thotë se deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për ndonjë person të infektuar në qytetin tonë.

 Asnjë nga bashkëbiseduesit e intervistuari nuk dëshiron të spekulojë mundësinë që Ministria të ketë regjistruar ndonjë qytetar me letërnjoftim nga Bujanoc që jeton në një mjedis tjetër.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *