fbpx

KAMBERI: KËRKOJMË PËRGJIGJE SE KU ËSHTË INFEKTUAR GRUAJA QË VDIQ NGA KORONAVIRUSI, NË SHTËPINË E SAJ APO DIKU TJETËR

Nga N. Stevanoviq

Bujanoc, 31 Mars 2020 Sipas Shaip Kamberit, Shtabi komunal i emergjencave në Bujanoc, është informuar për rastin e parë të infektuar me virusin COVID 19 në komunën e Bujanocit dhe do të përpiqet që sa më parë të marrë udhëzime nga organet komeptente për veprime të mëtejshme.

-Në po presim të dhëna konkrete nga Enti i shëndetit publik në Vranjë për ta ditur se çfarë masash duhet të ndërmarrim. Në këtë kohë, unë nuk mund të them nëse personi në fjalë ishte infektuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e vet apo nëse ishte infektuar në një mjedis tjetër. Nëse kjo është e para, duhet të merren masa për të mbrojtur anëtarët e familjes së saj, gjegjësisht të fshatit nga është personi i infektuar – thotë Kamberi.

Një grua 74-vjeçare nga Nasalca afër Bujanocit ndërroi jetë të dielën në Qendrën Klinike të Nishit, ndërkohë që vetëm testi i dytë dëshmoi se ajo ishte infketuar me virusin COVID 19, këtë e kishte konfirmuar për portalin tonë të hënë që shkoi, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr Lella Jovanoviq.

Kamberi tha se edhe Shtabi disponon me të dhënat e drejtoreshës lidhur me rastin në fjalë.

– Për mua është pak e paqartë se si është e mundur që rezultati i testit të parë të jetë negativ. Kemi të bëjmë me një person të moshuar, e cila praktikisht ishte i izoluar në shtëpinë e vet, andaj nuk po mund ta kuptoj se si mund të ishte infektuar me COVID 19 duke qëndruar në shtëpi. Ne do të kërkojmë të dhëna zyrtare , por ne do të kërkojmë prej kompetentëve informacione zyrtare që janë marrë me rastin – thotë Kamberi.

Në seancën e  Shtabit komunal të emergjencave të mbajtur në të marten Dr Jovanoviq përsëriti se testi i parë që iu kishte bërë pacientes rezultoi të ishte negativn dërsa konfirmimi se ajo ishte pozitiv në testin e dytë ishte dërguar nga ana e Entit të shëndetit publik të dielën në mbrëmje, përmes postës elektronike,.

Për drejtoreshën nuk ka asnjë dilemë se cilat janë hapat që duhet ndërmarrë tani.

Shërbimi epidemiologjik i Entit për shëndet public në Vranjë sigurisht që do të izolojë familjen e gruas së ndjerë nga Nasalca, ndërkaq Dr. Jovanoviç u bën thirrje gjithë atyre që kanë pasur ndonjë kontakt me të që të kontaktojnë këtë shërbim në këta numra të telefonit: 017 / 421-310 dhe 064 / 1403-289 .

– Testimi i personave që kanë qenë në kontakt me të ndjerën është i detyrueshëm. Të gjitha kontaktet duhet të raportohen në shërbimin epidemiologjik, dhe për këtë duhet edhe angazhimi i kryetarit të Bashkësisë locale, nga është e ndjera. Njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e situates -tha ajo.

Gruaja nga Nasalca e infektuar me COVID-19 ishte një paciente me opstrukcione të rënda të mushkërive.




One thought on “KAMBERI: KËRKOJMË PËRGJIGJE SE KU ËSHTË INFEKTUAR GRUAJA QË VDIQ NGA KORONAVIRUSI, NË SHTËPINË E SAJ APO DIKU TJETËR

Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.