fbpx

PRESHEVA NË MESIN E PAKË MJEDISEVE NË SERBI PA TË INFEKTUAR DHE TË DYSHUAR NË COVID-19

Bujanoc, Preshevë, 9 Prill 2020 – Presheva është njëra nga pak qeveritë lokale në Serbi, ku që jo vetëm që nuk është regjistruar asnjë rast i infeksionit me COVID-19, por nuk ka as persona të dyshuar me këtë infeksion, konfirmon për Bujanovaçke drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu. 

Ai beson se një nga arsyet për këtë është padyshim fakti që 1,743 njerëz janë në izolim (që nga 8 prilli), duke e bërë Preshevën të renditet e 8-ta në Serbi dhe e para në rrethin e Pcinjës për nga numri i të vetizoluarëve. 

-Përveç kësaj, mund të them që qytetarët sillen në një mënyrë shumë të disiplinuar, nuk ka asnjë shkelje të ndalimit të lëvizjes dhe asnjë tubim. Në ditën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, kemi mbyllur ambientet e hotelerisë, hapëm me kohë ambulancën Kovid dhe morëm të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit – thotë Salihu për Bujanovaçke. 

Ai gjithashtu thekson gjithashtu se Shtëpia e shëndetit në Preshevë po shpërndanë maska dhe doreza për qytetarët aty ku mund të ketë grumbullime të qytetarëve, veçmas para bankave ose zyrave postare. 

-Kemi bashkëpunim të mirë me ministrinë përkatëse ndërkaq ne si ent disponojmë me pajisje të domosdoshme. 

Sipas të dhënave nga faqja e internetit covid19.rs, në komunën e Bujanocit janë vënë në vetizolim1,147 persona, janë regjistruar tre raste të infeksionit, ndërsa në pritje janë rezultatet e testimit edhe për dy persona.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.