fbpx

Arifi: Kërkoj nga Kamberi sqarim për deklaratën dhënë për Bujanovaçke

Bujanoc, 15.04.2020. – Ma rastin e deklaratës së kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, të cilin në portalin tonë e ka kritikuar Nagip Arifi – kryetar i Partisë demokratike, kjo parti lëshoi një komunikatë të cilën po e transmetojmë të plotë:

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE NË LIDHJE ME DEKLARATËN E KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOCIT TË DHËNË PËR PORTALIN INFORMATIV “BUJANOVACKE” TË DATËS 15.04.2020

Të dashur qytetarë të komunës së Bujanocit,

Derisa ne të gjithë po ballafaqohemi me armikun e padukshëm që po sulmon shëndetin e njerëzve, dhe kur të gjithë ne po mundohemi ta fitojmë këtë betejë duke i respektuar këshillat që na japin organet kompetente për të qëndruar në shtëpi e për t’iu shmangur kontakteve me njerëz, kryetari i komunës së Bujanocit ka gjetur kohë që edhe gjatë pandemisë ta sulmojë Partinë Demokratike, e në veçanti kryetarin e saj Nagip Arifin.

Partia Demokratike dënon fjalorin e kryetarit të komunës së Bujanocit, dhe deklaratën e tij dhënë për portalin informativ në gjuhën serbe Bujanovacke e cilëson si shpifje që vetëm ai di të bëjë në këtë kohë të pandemisë. Një deklaratë e tillë nuk ka bazë, dhe PD e vlerëson si tendencioze me qëllim të njollosjes së personalitetit të kryetarit të PD-së.

Përndryshe, kryetari i PD-së Nagip Arifi në profilin e tij në rrjetin social Facebook dy herë ka bërë thirrje që qytetarët t’i përmbahen rregullave për kujdes shëndetësor, dhe asnjëherë as ai dhe as Partia Demokratike nuk ka bërë politikë në këtë situatë. Përkundrazi, është vet partia e kryetarit të komunës së Bujanocit, PVD, e cila në profilin e saj zyrtar në Facebook ka shfrytëzuar këtë kohë për çështje politike që ta sulmojë pushtetin në Preshevë.

Sa i përket problemeve financiare që po e shoqërojnë komunën e Bujanocit, edhepse është brengë, hall qytetar dhe për punëtorët e sektorit publik dhe familjarëve të tyre, që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Partia Demokratike dhe kryetari i saj në asnjë moment në këtë drejtim nuk janë marrur me problemet financiare të komunës, sepse problemi më i madh është lufta kundër Covid-19.

Ndërkaq, të gjithë punëtorët, qofshin anëtarë të PD-së, militantë të saj, apo edhe të tjerë, kanë të drejtë të kërkojnë rrogat të cilat i kanë merituar.

Partia Demokratike kërkon nga kryetari i komunës së Bujanocit që të deklarohet publikisht dhe urgjentisht nëse deklarata e tij për portalin Bujanovacke është e tij dhe nuk ka ndërhyrje nga redaksia e portalit në fjalë, përndryshe do të detyrohemi t’i drejtohemi organeve të drejtësisë për shpifje ndaj liderit të PD-së.

Në vazhdim po ju sjellim edhe faktet se kush po merret me politikë në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Le ta vlerësojë qytetari më së miri.

Kujdes po, panikë jo!

Shërbimi për Informim i PD-së
15.04.2020




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.