fbpx

FILLOI MUAJI I RAMAZANIT, BESIMTARËVE ISLAM BUJANOVAÇKE IU URON SHËNDET DHE LUMTURI

Bujanoc, 24 prill 2020. – Bujanovac, 24 prill 2020 (Foto Google: Xhamia e Bujanocit) – Muaji i Ramazanit filloi të enjten në mbrëmje, ndërkaq sot është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, agjërim ky i cili sipas besimit islam vlenë për gjithë besimtarët e moshës së maturuar. 

Agjërimi, i cili sipas fesë myslimane është shtylla e tretë e Islamit, zgjat 30 ditë dhe mbaron në 23 maj kur edhe pasohet me ditë feste të Bajramit, gjatë të cilit besimtarët tradicionalisht urojnë njëri – tjetrin: me bekime e fat festa e Bajramit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islam. Besimtarët agjërojnë në të gjitha stinët meqë viti llogaritet sipas kalendarit hënor. Viti i kalendarit musliman është më i shkurtër për dhjetë ditë sesa viti diellor, kështu që Ramazani zhvendoset çdo vit me dhjetë ditë më herët se vitin pararendës.

Besimtarët e Bujanocit do ta kalojnë këtë muaj në rrethana të jashtëzakonshme, pa u lutur në xhami dhe tubime të mëdha gjatë darkës së iftarit. Bashkësia Islame e Serbisë ka rekomanduar që të gjithë besimtarët të praktikojnë iftar brenda familjes. 

Krahas urimeve për shënimin e këtij muaji të bekuar, edhe zyrtarët shqiptar në Bujanoc. 

Të gjithë lexuesve të besimit islam Bujanovaçke iu uron që agjërimin e Ramazanit ta kalojnë në qetësi, shëndetshëm dhe në lumturi.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.