fbpx

DONACIONI NGA PRISHTINA PËR AUTOAMBULANCË DHE PAKO SOCIALE

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 27 prill 2020-Një pjesë e shumës prej 500,000 € të alokuar nga autoritetet e Prishtinës për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, qeveria lokale e Bujanocit mund t’i përdorë blerjen e një ambulance dhe 200 pako ndihme për familjet më të rrezikuara.

 – Ne kërkuam donacione për të siguruar një autoambulancë të pajisur me të gjitha mjetet e paisjet e nevojshme për Shtëpinë tonë të shëndetit, pastaj pako për familjet më të rrezikuara, subvencione për sipërmarrës të vegjël dhe pajisje të caktuara mjekësore – tha për portalin tonë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

 Një donacion prej 500,000 € është ndarë me kërkesë të tri komunave për të lehtësuar luftën kundër KOVID-19, por ende nuk dihet se si do të shpërndahet kjo shumë për secilën prej këtyre komunave.

 -Ne nuk e dimë ende shumën individuale për secilën komunë dhe nëse ky donacion përfshinë edhe Këshillin kombëtar të shqiptarëve. Presim që për këtë të bisedohet me Ministrin e financave të Qeverisë së Kosovës për të sqaruar detajet e ndihmës – tha Kamberi të premten.

 Duke folur për mënyrën sesi paratë nga Prishtina mund të bartet në Bujanoc, Kamberi tha se deri më tani ka pasur probleme me transaksionet financiare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se në nivelin institucional, praktikisht nuk po funksionon, por se ai është optimist në këtë rast.

 -Shpresoj që situata me virusin COVID -19, e cila ka qenë edhe shkaku i bashkupinimi të caktuar midis Kosovës dhe Serbisë, do të ndihmojë disi të gjindet një zgjidhje për çështjen specifike sa më shpejt të jetë e mundur – tha Kamberi.

 




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.