fbpx

RREGULLA TË REJA DERI TE 100 EUROT E SHTETIT

Bujanoc, Beograd, 7. maj 2020 – Qytetarët që duan ta marrin ndihmën prej 100 euro do të mundë të aplikojnë në faqen e internetit të Thesarit ose edhe përmes qendrës së kontaktit, numri i të cilit do të publikohet më 15 maj, por me një ndryshim të rregullave.

 Në të vërtetë, të gjithë ata që telefonojnë nuk do të duhet të prezantohen me emër dhe mbiemër, por vetëm numrin e kartës së identiteti, numrin personal dhe emrin e bankës ku kanë ose do të hapin një llogari rrjedhëse.

 – Sipas rregullave të fundit, qytetarët nuk do të japin të dhënat personale që përkojnë me emrin dhe mbiemrin, tha për RTS  ndihmës Ministrja e Financave Ana Jović.

 Ajo shtoi se dekreti do të krijojë një regjistër të përkohshëm, i cili do të mbyllet pas një viti nga hyrja në fuqi, me çka, sipas sugjerimit të ekspertëve, do të parandalohen abuzimet e mundshme.

 „Ne të gjithë për herë të parë po përballemi me një pandemi, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas, dhe kjo është mbështetje për të gjithë qytetarët e maturuar, ta përdorin atë për konsum dhe të kthehen në ekonomi,“ tha ndihmës Ministrja e financave.

 Pensionistët dhe ata që marrin ndihmë financiare sociale do të paguhen 100 euro pa pasur nevojë të aplikojnë. Të tjerët që duan ta marrin këtë ndihmë mund të aplikojnë nga 15 maji deri më 5 qershor.

 Në sondazhin e Bujanovaçke, shumica e lexuesve tanë deklaruan se do të aplikonin për marrjen e ndihmës prej 100 euro.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.