fbpx

HAPEN SPORTELET NË POLICI

Bujanovac, Beograd, 11 maj 2020 – Sportelet në drejtoritë dhe stacionet policore, ku qytetarët mund të paraqesin kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale ose të kryejnë punë të tjera, do të hapen nga e hëna, 11 maj, njofton Ministria e punëve të brendshme. 

Nga Ministria e Brendshme thonë se qytetarët duhet të respektojnë masat e përcaktuara mbrojtëse kur shkojnë në  stacionet policore. 

„Qytetarët do të jenë në gjendje që përmes sporteleve të drejtorive dhe stacioneve policore t’i kryejnë punët që përkojnë me lajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, të ushtrojnë kërkesë për lëshimin e kartave të identitetit, pasaportave, patentave të shoferit, regjistrimin e automjeteve, armëve, shtetësisë, sikur se edhe t’i marrin ato dokumente“, thuhet nga ana e  MPB. 

Siç thuhet, qytetarët këshillohen që kërkesën për regjistrimin e parë dhe ndryshimin e pronësisë së automjeteve, ndryshimin e të dhënave të regjistruara në licencën e trafikut dhe kërkesat e tjera që lidhen me regjistrimin e automjeteve t’ia dërgojnë me postë rekomanduese drejtorive dhe stacioneve policore. 

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme qytetarët mund të gjejnë listën e dokumentacionit, ndërkaq krahas dokumentacionit duhet bashkëngjitur edhe numrin e telefonit të kontaktit të aplikantit, përmes të cilit ai do të informohet për terminin e dorëzimit të dokumenteve. 

„Sa i përket etiketave të regjistrimit për automjetet e regjistruara në regjistrin e unifikuar, Drejtoria për punë administrative thekson se, deri më 1 korrik 2020, ato do të lëshohen ekskluzivisht në inspektimin teknik të automjeteve“, thonë në Ministrinë e Brendshme. 

Si edhe deri më tani terminin për ushtrimin e kërkesës për kartë të identitetit dhe pasaportë qytetarët mund ta caktojnë përmes portalit eAdministrata. 

Dokumentet personale që kanë skaduar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme do të jenë të vlefshme deri në përfundim të procedurës dhe vendosjes për kërkesat për lëshimin e dokumenteve të reja personale, të cilat do të dorëzohen brenda 30 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.