fbpx

FILLOI APLIKIMI ONLINE PËR 100 EUROT E PARAPARA PËR ÇDO QYTETAR

Bujanoc, 13 maj 2020 – Të gjithë qytetarët e moshës madhore në Serbi që kanë letërnjoftim të vlefshëm dhe me vendbanim në Serbi nga sot (e mërkurë, 13 maj) mund të aplikojnë për ndihmë prej 100 euro, përmes faqes së internetit të Administratës së Thesarit, idp.trezor.gov.rs , konfirmoi për RTS Ministri i financave Sinisha Mali.

Në procedurën e aplikimit përmes internetit duhet të futni Nurmin tuaj personal (NANJQ), numrin e letërnjoftimit dhe të specifikoni bankën ku keni një llogari, pa pasur nevojë të shënoni emrin dhe mbiemrin tuaj, raporton Bujanovaëke

Mali shtoi se nga e premtja do të filloj punën edhe qendra e thirrjeve, ndërsa në përmes medieve do të publikohen edhe numrat e telefonit që qytetarët të mund të aplikojnë edhe në këtë mënyrë.

Sipas Sinisha Mali, aplikimi do të zgjasë deri më 5 qershor, dhe pagesa e parave do të bëhet në mënyrë suksesive.

„Në çdo pesë ditë, ne do t’i paguajmë ata që kanë aplikuar,“ tha Sinisha Mali, duke theksuar se nuk ka nevojë që të gjithë qytetarët të aplikojnë menjëherë, sepse, siç tha ai, ka kohë të mjaftueshme për të gjithë.

Pagesa për pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale fillon të premten, dhe ata nuk kanë nevojë të aplikojnë, sepse transferimi i mjeteve bëhet me automatizëm.

Ministri i Financave tha se buxheti parashikon rreth 60 miliardë dinarë për të ndihmuar qytetarët.

Počele prijave za 100 evra putem interneta




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.