fbpx

NË VRANJË EDHE 16 PERSONA TË TJERË TË INFEKTUAR ME COVID – 19

Vranjë, Bujanoc, 18 maj 2020. (Foto Kirurgjia e vjetër: Vranjenews) -Nga dy fabrika, tani virusi korona është përhapur në disa fabrika në Vranjë, kështu që numri i të infektuarve nga mëngjesi i së hënës është më i lartë edhe për 16 raste të tjera, konfirmoi Enti i Shëndetit Publik (ESHP) në Vranje.

Sipas Vranjenews, është riaktivizuar spitali covid në ndërtesën e vjetër të Kirurgjisë.

Numri më i madh është nga një fabrikë private, e cila nga mëngjesi i ditës së sotme i ka edhe persona të infektuar me virusin koreona.

280 mostra janë dërguar nga ESHP për analizë, janë kthyer 190.

Sipas informacioneve të para thuhej se personat e infektuar ishin me  gjendje të lehtë klinike mirëpo këto janë demantuar nga rasti i dy pacientëve të cilët janë hospitalizuar në Nish.

Simptomat janë temperatura e lartë dhe pneumonia, dhe një rënie e oksigjenit në trupit.

Dy pacientë të tjerë me një pamje klinike më të rëndë janë në spitalin e rihapur COVID në Kirurgjinë e vjetër në Vranjë.

Përveç një fabrike mobiljesh dhe dy të tjerave që prodhojnë mbathje, virusi korona ka depërtuar edhe në repartet e disa fabrikave të tjera për prodhimin e ujit dhe lëngjeve, mobiljeve, ndërkaq ka raste të regjistruara infektimesh edhe në sallone parukerisë dhe dyqane.

Të përkujtojmë se të dielën në Vranjë, kryesisht në repartet prodhuese të fabrikave janë zbuluar 52 raste të infeksionit me virusin COVID-19 .

Deri te zbulimi i vatrave të reja në industri, në Vranjë kishte gjithësejtë  rreth 120 të infektuar, ndërkaq vetëm në dy ditët e fundit ky numër është rritur edhe për  68 persona të infektuar me COVID-19.

Deri më tani në Bujanoc janë regjistruar 7 raste të infeksionit me COVIDF-19.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.