fbpx

SHQIPTARËT SOT SHËNOJNË DITËT E KOMANDANT LLESHIT

Bujanoc, 25 maj 2020 (Foto nga arkivi) – Shqiptarët në jug të Serbisë po shënojnë përvjetorin e rënies së Ridvan Qazimit – Komandant Leshi – njërit nga drejtuesit e UÇPMB-ës, në  vitet 2000/01. gjatë konfliktit me forcat e sigurisë së shtetit. 

Manifestimi, i cili zyrtarisht është organizuar Bashkësia lokale e Tërnocit, fillon në mesditë, me vendosjen e kurorave në varrin e tij dhe me vizitën në Muzeun kushtuar  Ridvan Qazimit në këtë fshat afër Bujanoc. 

Pas kësaj shënimi i këtyre ditëve vazhdon me shkuarjen te Guri në një kodrinë mbi fshatin Tërnoc, ku më 24 maj para 19 vitesh kishte rënë Komandant Lleshi. Fundi i manifestimit është planifikuar me një Akademinë përkujtimore e cila do të mbahet në në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc. 

Për shkak të epidemisë covid19, nuk do të ketë veprimtari masive sportive dhe kulturore si vitet e kaluara. 

Ridvan Qazimi ishte një nga komandantët e Ushtrisë çlirimtare të preshevës, Medvegjës dhe Bujanociterationlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovacit (UÇPMB) e cila në vitin 2000 ishte përplasur me forcat shtetërore të sigurisë. Konflikti përfundoi më 20 maj pas një viti nga fillimi i konfliktit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, e cila parashikont demilitarizimin e UÇPMB-ës. 

Ky dokument u nënshkrua nga përfaqësuesit e atëhershëm të NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa një nga nënshkruesit nga pala shqiptare ishte edhe Ridvan Qazimi.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.