ARRINË SPIROMETRI NË DISPANZERIN PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE

Bujanoc, 28 maj 2020 (Foto FB) – Nga e mërkura, pacientët me sëmundje të mushkërive do të kenë kushte më të mira për trajtim, pasi që Dispanzeri për sëmundje të mushkërive në kuadër të Shtëpisë së shëndetit Bujanoc është paisur me pirometër me vlerë 5,000 euro, të cilin vetëqeverisja lokale e bleu mjetet e ndara  nga Qeveria e Kosovës,  donacion në shumë prej 200,000 euro, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID – 19, njoftoi në profilin e tij në FB kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. 

„Spirometri, donacion nga Qeveria e Kosovës, sot edhe zyrtarisht ka hyrë në përdorim në Dispanzeri për sëmundje të mushkërive në kuadër të Shtëpisë së shëndetit Bujanoc“, njoftoi Kamberi, duke falënderuar Qeverinë në Prishtinë dhe kryeministrin Albin Kurti. 

Spirometri përdoret për të testuar funksionin e frymëmarrjes, i cili mat vëllimin  e ajrit që një pacient mund të nxjerr nga mushkëritë. Përdoret në zbulimin dhe monitorimin e astmës, sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike dhe sëmundjeve të tjera të mushkërive.

 Vetëqeverisja lokale gjithashtu ka porositur një autoambulancë me paisje moderne për nevojat e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc nga donacioni i Qeverisë së Kosovës, ndërkaq për dedikimin e mjeteve nga ky donacion mund të lexoni KËTU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *