fbpx

SHTETI NUK I TËRHEQË PRAPA 100 EUROT EDHE NËSE QYTETARËT NUK I TËRHEQIN NGA LLOGARITË E VETA

Bujanoc, Beograd, 29 maj 2020 (Foto nga Bujanovaçke) – Shumë qytetarë janë të shqetësuar për thashethemet se shteti do të tërheqë 100 euro nga llogaritë e tyre nëse ato nuk tërhiqen brenda një periudhe të caktuar. 

Kjo u mohua nga Ministria e Financave, me ç’rast i thanë Blic-it se kjo ndihmë shtetërore është e patjetërsueshme dhe se paratë do të mbesin në llogarinë e përdoruesit derisa pronari t’i tërheqë ato. 

Qytetarët që nuk janë informuar nga banka nëse është bërë pagesa e këtyre mjeteve nga Qeeveria në llogaritë e tyre, këtë mund ta verifikojnë me procedurë shumë të thjeshtë. 

Së pari, duhet të vizitoni faqen në internet: https://idp.trezor.gov.rs/. 

Në këtë faqe është opsioni “Verifikimi i statusit të aplikuesit”.Ju duhet të shkruani të dhënat tuaja, numrin  letërnjoftimit dhe dhe numrin personal (NUAQ) dhe do të njoftoheni nëse paratë janë transferuar në llogarinë e aplikuesit. 

Nëse keni aplikuar në mënyrë korrekte, afati i pagesës është 7 qershori. 

Një shënim tjetër i rëndësishëm!

 Siç shkruan Blic, duke iu referuar Ministrisë, rendi i pagesës nuk varet nga kur keni aplikuar, por nga banka në të cilën keni hapur llogarinë. 

Praktikisht, shteti vendos për bankat, në llogaritë e të cilave do të lëshojë para sot, nesër ose ndonjë ditë tjetër. 

Gjithashtu, është e mundur që paratë të lëshohen në llogaritë e një banke në disa turne gjatë disa ditëve.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.