fbpx

HIQET NDALESA E HYRJES NË KOSOVË

Bujanoc, 1 qershor 2020. Që nga e hëna, Kosova ka hapur vendkalimet në Jarinje, Merdarë, Vërmica, Kullë, Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë.

Që nga sot, hyrje-daljet në dhe nga Kosova është e mundur në vendkalimet e përmendura sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet në Prishtinë pas zbutjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Ekonomia Online, ndërkaq transmeton Kosova Online.

Të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës janë të detyruar të kalojnë ekzaminimet mjekësore dhe të zbatojnë masa mbrojtëse kundër covid-19.

Gjithashtu, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të kenë rezultate negative të testit në kovid-19 jo më të vjetër se katër ditë, në të kundërtën duhet të futen në vetizolim shtëpiak për shtatë ditë.

Personat me simptoma do të referohen për një ekzaminim mjekësor, thuhet në deklaratën nga Qendra kombëtare e menaxhimit të kufijve të Kosovës.

Të dielën autoritetet e Prishtinës revokuan vendimin e 13 marsit për mbylljen e kufijve duke paralajmëruar se pas hapjes së vendkalimeve tokësore do të shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së linjave ajrore.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.