fbpx

ANKETA E BUJANOVAÇKE-e: CILA PARTI OSE CILI KOALICION DO TË FITOJ MË SË SHUMTI VOTA NË BUJANOC

Bujanoc, 3 qershor 2020 (Foto nga arkivi) – Në prag të zgjedhjeve të ardhshme të 21 qershorit, Bujanovaçke është duke bërë një anketë në portalin e vet me pyetjen nga titulli i tekstit, e cila sigurisht që nuk do të japë një përgjigje të saktë të disponimit të zgjedhësve, mirëpo bazuar në përvojën tonë në masë të konsiderueshme do ta shpërfaqë fuqinë politike të 9 listave zgjedhore të shpallura deri më tani. Me këtë do të shihet edhe disponimi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. 

Si medium lokal që funksionon dhe ekziston në interes të qytetarëve, para së gjithash na interesojnë zgjedhjet lokale, me të cilat edhe ka të bëjë anketa jonë. 

Rregullat e pjesëmarrjes në anketë janë shumë të thjeshta – vetëm duhet të klikoni në rrethin para opsioneve (listave) të ofruara.  

Sistemi ynë është cilësuar ashtu që nga një paisje mund të votohet vetëm një herë, ndërkohë që votimi do të mbyllet në mesnatën e 18 qershorit, kur edhe fillon heshtja zgjedhore.  

Ju mund të votoni në dy mënyra – në faqen e parë të portalit tonë, por edhe përmes tekstit që jeni duke lexuar aktualisht.  

Siç tha për Bujanovaçke, Farush Islami, kryetari i Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) në Bujanoc, më 21 qershor do të hapen 59 vendvotime.  

Në listën e zgjedhësve janë të regjistruar 42.404 zgjedhës, ndërkohë që afati për paraqitjen e listave zgjedhore (deri më tani janë shpallur 9) skadon në mesnatën e së premtes, më 5 qershor.  

Në zgjedhjet e vitit 2016, më së shumti vota kishte marrë PVD e Shaip Kamberit, Partia Demokratike e Nagip Arifit ishte e dyta, e ndjekur nga koalicioni rreth PPS (SNS), Grupi i Qytetarëve të Stojança Arsićit, Listës Srpska, ndërsa Romët kishin fituar një këshilltar. 

Cila parti apo koalicion do të fitojë më shumë vota në zgjedhjet lokale në Bujanoc më 21 qershor?

Koja stranka ili koalicija će osvojiti najviše glasova na lokalnim izborima u Bujanovcu 21. juna?

  • Koalicija SPS, Stojanča Arsić, Nenad Tasić (31%, 400 glas/a)
  • Koalicija oko SNS (22%, 277 glas/a)
  • PDD (PVD) (18%, 231 glas/a)
  • DP (PD) (13%, 162 glas/a)
  • AP (APN) (6%, 71 glas/a)
  • Neko drugi (4%, 47 glas/a)
  • Romske partije (4%, 46 glas/a)
  • PDP (LPD) (3%, 35 glas/a)
  • DUA (UDSH) (1%, 17 glas/a)

Ukupno glasača: 1.286

Loading ... Loading ...



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.