fbpx

POLICIA E KOSOVËS MBI PROCEDURËN E HYRJES

Bujanoc, Prishtinë, 3 qershor 2020 (Foto FB) –Në mesin e vendkalimeve të hapura  më 1 qershor, autoritetet e Kosovës hapën edhe vendkalimin te Dheu i Bardhë, i cili edhe më së shumti shfrytëzohet nga banorët e Bujanocit me rrethinë andaj fluksi i madhë kishte bërë që të krijohej një tollovi e madhe.

 Policia e Kosovës sqaron procedurat që duhet ndjekur me rastin e hyrjes në Kosovë.

 Siç thuhet në llogarinë e Policisë së Kosovës në Facebook, procedura e hyrjes nënkupton që personat duhet që e kanë bërë testin për Covid 19, jo më të vjetër se katër ditë, nuk janë të detyruar të qëndrojnë në vetizolim, raporton KosovaOnline.

 Në rast se personat nuk e kanë kryer testin për Covid 19, ata nënshkruajnë një deklaratë për vetizolim shtatëditor.

 Kur ekipi mjekësor vlerëson se njerëzit kanë simptoma të infeksionit me Covid 19, ata japin udhëzime se si të veprojnë në atë situatë.

 Shtetasit e huaj të cilët nuk janë testuar për kovid 19, thuhet, duhet të kenë prova ligjore për vendbanimin e tyre, në mënyrë që të sigurohen që të respektohet masa e izolimit.

 Personat që nuk paraqesin prova të vendbanimit në të cilin do të qëndrojnë në vetizolim nuk mund të hyjnë në Kosovë.

 Përjashtim nga ky rregull, siç u njoftua, janë studentët që vijnë për t’iu nënshjtruar provimeve, me kusht që të kthehen në vendet e tyre në të njëjtën ditë.

 Studentët mund të hyjnë në Kosovë dukem dëshmuar identitetin me një dokument të vlefshëm të cilin e ëshon enti përkatës arsimor në Kosovë.

 Personat që synojnë të kalojnë tranzit janë të përjashtuar nga këto rregulla, njoftoi policia e Kosovës, transmeton Kosova online.

 Më 1 qershor, autoritetet e Prishtinës hapën vendkalimet Merdare, Vrmicë, Kullë, Han i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.