fbpx

STACIONI SHËNDETËSOR NË TËRNOC PAISET ME APARAT EKG

Bujanoc, 3 qershor 2020 – Vetëqeverisja lokale në Bujanoc vazhdon të investojë, nga donacioni i Qeverisë së Kosovës prej 200,000 eurosh, për të mirën e të gjithë qytetarëve.

 Pas spirometrit, i cili tashmë është duke punuar në Dispanzerin e Shtëpisë së shëndetit për sëmundje të mushkërive, po nga ky donacion edhe Stacioni shëndetësor në Tërnoc  u pais me një aparat diagnostifikues – EKG.

 Nga paratë e Kosovës, të destinuara për të riparuar pasojat e virusit korona, Shtëpia e shëndetit së shpejti do të paiset me një autoambulancë, ndërsa deri më 4 qershor, do të zgjasë konkursi i hapur për të ndihmuar bizneset puna e të cilëve ishte pezulluar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.