fbpx

KOMUNALIA: UJI I PIJSHËM NË BUJANOC 100 % NË RREGULL

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanovac, 4 qershor 2020 – Thashethemet që u shfaqën të martën se një inspeksion i caktuar kishte konstauar se uji nga sistemi i ujësjellësit të qytetit në Bujanoc nuk është në rregull, u demantuan nga Ilir Taipi, dretor teknik i NP “Komunalia”, përmes një deklarata për Bujanovaçke.

 Sipas tij, kjo është një dezinformatë klasike, ndërkaq uji i pijshëm kontrollohet rregullisht nga Enti për shëndet public në në Vranjë, dhe deri më tani mostrat kanë qenë gjithmonë në përputhje me standardet e përcaktuara.

 Në pyetjen se kur është bërë testimi i fundit i ujit të ujësjellësit, ai u përgjigj se marrja e mostrave bëhet tre herë në muaj dhe se rezultatet e fundit janë nga 21 maji.

Pikërish të marten, pra në ditën e publikimi të këtyre dezinformatave, u bë marrja e mostrave sipas rregullit të përcaktua, ndërkohë që rezultatet nga këto analiza i presim të na kthehen ditëve në vijim. Nuk ka asnjë inspeksion apo shërbim tjetër i cili merret me verifikimin e rregullshmërisë së ujit, porse kjo bëhet përmes një rendi të përcaktuar, në mënyrën siç e kam përshkruar tashmë – thotë Taipi.

 Ai theksoi se, duke marrë parasysh që deri më tani nuk ka pasur probleme me cilësinë e ujit nga sistemi i ujësjellësit të qytetit, ai nuk pret që rezultatet e analizës së fundit të jenë të këqija, por NP “Komunalia” do të reagojë menjëherë nëse do të jetë e nevojshme.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.