fbpx

LUANI NGA LETOVICA HEROI I DITËS

Bujanoc, 9. qershor 2020 – Thënia se emri nuk e bënë njeriun e demantoi sot Luan Jusufi nga Letovica, nëse kemi pak njohuri për karakteristikat fisnike të një luani të vërtetë.

Ky i ri është mjeshtër i kopshtarisë, dhe pikërisht punën e tij ai sot ishte duke e ushtruar në kopshtin e një hoteli në Bujanoc, kur në tokë gjeti një kuletë, brenda së cilës kishte para sa tri paga mujore në Bujanoc.

Menjëherë, pa asnjë mëdyshje, ai e ka thirrur Nexhat Behlulin, pronarin e TV Spektri, dhe i kërkoi atij që perms medias dhe rrjeteve sociale të gjendej pronari i portofolit me 900 euro në të.

Behluli duke folur për Bujanovaçke tha se ky u lajmërua, u njohën gjetësin e portofolit, ndërsa ky I fundit refuzoi çfardo shpërblimi, mirëpo kjo njohje u përcollë me një drake dhe shoqërim të këndshëm.

– Luan është një hero i vërtetë, të gjithë duhet të jemi krenarë me heronj të tillë, ishte porosia e Behlulit.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.