fbpx

Grenell: Më 27 qershor në Washington diskutime për dialogun

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton koha.net

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së ç’njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në twiter.

Ai tutje ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Shikoj përpara për këto bisedime”, ka shkruar Grenell.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.