fbpx

ZGJEDHJET 2020: ASKUSH SI BUJANOCI

Portali “Slobodna reč” analizoi listat e kandidatëve për këshilltarë në komunat e rrethit të Pçinjës. Në Bujanoc, konkurrenca më e madhe meqë janë 5 lista shqiptare dhe dy lista serbe dhe dy rome

Bujanoc, 15 qershor 2020 – Me gjithsej 9 lista të kandidatëve për këshilltarë, Bujanoci kryeson në raport me komunat e tjera, madje dhe vetë qytetin e Vranjës.

Lista e parë është Partia Demokratike, themeluesi i së cilës është juristi Nagip Arifi (59 vjeç) nga Tërnoci. Në listën e ish kryetarit të komunës në dy mandate, ekziston një përfaqësim i madh i personave nën moshën 30 vjeç, të cilët janë të përfaqësuar me 43,90%.

Diçka që nuk ka ndodhur në komunat e tjera, me numër rendor 2 është lista zgjedhore Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë. Bartësi i listës është ekonomisti Nenad Mitrović (47 vjeç). Në këtë listë janë vetëm shtatë të rinjë, dhe se përfaqësimi i personave me moshë nën 30 vjeç është pothuajse tre herë më pak sesa në listën e parë, më saktësisht është rreth 17 përqind (17.07%).

Lista e radhës është përfaqësuesja e Partisë Rome të unitetit me një bartës të ri të listës, studenti Adem Salihi (26 vjeç). Në këtë parti, të rinjtë përfaqësohen me mbi 71 përqind (71.42%). Si parti e pakicës për këta nuk vlenë pragu zgjedhor 3% por i ashtuquajturi „pragu natyror“, kështu që Salihi e ka të sigurt vendin e këshilltarit.

Partia tjetër e komunitetit rom është Partia e Bashkuara Rome, me bartës të listës në Bujanoc është Faik Iseni (38 vjeç). Ka gjithashtu shumë kandidatë të rinj në listë, mbi 50 përqind (57.14%).

Lista me numrin rendor 5 është Ivica Dačić – Partia Socialiste e Serbisë, bartësi i të cilës është nënkryetari aktual i Bujanocit, Stojança Arsiq (72 vjeç). Arsiq u kthye në partinë të cilën e kishte braktisur, ndërkohë që në vitet nëntëdhjeta ishte personi shumë i besuar i të Majtës jugosllave (JUL). Pas shpërbërjes së kësaj partie, në skenën politike në Bujanoc „performoi“ me grup qytetarësh. Përfaqësimi i të rinjve në këtë listë është rreth 20 përqind (20.68%).

Në numrin 6 është Partia për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi. Në këtë listë të rinjët përfaqësohen me 17 përqind (17.07%), ndërsa bartës i listës është Driton Rexhepi (36 vjeç), master i juridikut.

Një përqindje e lartë e të rinjve në mesin e kandidatëve për këshilltarë (47.61%) është gjithashtu në listën Alternativa për ndryshim – Arbër Pajaziti, bartës i të cilës është i riu 26 vjeçar Levent Qazimi – ekonomist i diplomuar. Shumica e kandidatëve janë me përgatitje universitare. Në listë ka 21 kandidatë. Është interesante që drejtuesi i kësaj partie, Arbër Pajaziti, është i gjashti në listën zgjedhore, duke i dhënë kështu përparësi të rinjëve.

Një tjetër politikan i ri, ekonomisti Šćiprim Musliu (30 vjeç) kryeson listën e Lëvizjes për Progres Demokratik – Shqiprim Musliu. Përveç të parit të kësaj liste, të rinjë janë edhe shumica e kandidatëve të kësaj liste zgjedhore me një përfaqësim me mbi 60 përqind (60.97%).

Pesëmbëdhjetë kandidatë për këshilltarë u propozuan gjithashtu nga Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH). Mbajtësi i listës është Basri Veseli (42 vjeç) nga fshati Nesalcë, me profesion elektricist.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.