fbpx

BEHLULI PARALAJMËRON VOTUESIT: ZGJEDHJET JANË NJË LUFTË PËR BUJANOCIN SHQIPTAR

Bujanoc, 17 qershor 2020 (Foto FB) – Punëtori medial Nexhat Behluli, pronar i TV Spektri, tash e sa kohë – përmes postimeve në profilin e tij në Facebook – është duke paralajmëruar se partitë shqiptare mund ta humbin shumicën në Bujanoc në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Behluli, si një njohës i shkëlqyer i rrethanave politike në rajon, gati se çdo ditë është duke i bërë thirrje elektoratit shqiptar, siç është shprehur ai, për një lloj mobilizimi në „luftën për Bujanocin shqiptar“.

„Për Ju që nuk e dini, serbët e Bujanocit nga 11 parti politike sa veprojnë në Bujanoc kanë arritur ta bëjnë grupimin në vetëm 2 Lista, me të cilat do të garojnë dhe janë mobilizuar ta kthejnë Bujanocin nën udhëheqjen e tyre duke e pasur parasysh se Shqiptarët po garojnë 5 parti me 5 lista dhe do të shpërndahen votat.“, shkruan Behluli.

Sipas tij PPS (SNS)e Presidentit Aleksandar Vuçiq mblodhi të gjitha partitë e vogla rreth vetes, në mënyrë që të mund të fitojë 13 deri në 15 vende, dhe kështu individualisht të bëhet partia më e madhe në parlamentin lokal, i cili ka 41 vende:

„Për shkak se ato po garojnë me 5 lista, asnjë parti shqiptare nuk mund të fitojë e vetme më shumë se 12 vende,“ konsideron Behluli.

„A keni menduar për një skenar si ky?“, pyet ai bashkëkombasit e tij.

Ai parashikon se një koalicion rreth PPS (SNS) mund të krijojë një koalicion me Partinë Demokratike (PD) të Nagip Arifit, me të cilën bashkëpunoi në pushtet edhe pas zgjedhjeve të 2012.

Një listë tjetër që mbledh partitë serbe është PSS (SPS), e udhëhequr nga Stojança Arsiq, zëvendësi i kryetarit aktual të komunës Shapi Kamberit nga Partisë për veprim demokratik (PVD).

Në zgjedhjet e vitit 2016, të gjithas partitë shqiptare fituan 12,917 vota ndërkaq ato serbe fituan 7,197.

Më së shumti vota kishte fituar PVD- 6.013, e pasuar nga PD – 4,656, PPS (SNS) 3,483, Stojança Arsiq 2,420, LPD e të ndjerit Jonuz Musliu 2.075, dhe lista serbe e Nenad Tasic (e cila në këto zgjedhje po garon në kuadër të listës PSS) 1,121, dhe Partia e Bashkuar Roma, e cila tani ka 2 lista, 670 vota.

Behluli upozorava birače: Izbori su borba za albanski Bujanovac




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.