fbpx

AUTOAMBULANCA E BLERË ME PARATË E PRISHTINËS KA ARRITUR NË QENDRËN SHËNDETËSORE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 18 qershor 2020 Të enjten, Qendra Shëndetësore në Bujanoc pranoi një autoambulancë të re nga Komuna e Bujanocit, e blerë me paratë e donacionit nga Kosova.

Çelësat iu dorëzuan sot drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore, Dr.Llella Jovanoviq, e cili tha për Bujanovaçke se tani kemi një autoambulancë të paisur shumë mirë

– Në emërin tim dhe në emër të të gjithë stafit, do të doja të falënderoja vetëqeverisjen lokale e cila sinqerisht ishte e përkushtuar për përmbushjen e nevojave të institucionit tonë. Ambulanca është e pajisur plotësisht, ka edhe një aparat diagnostifikues me ultrazë dhe se fjalët nuk e përshkruajnë dot dobinë që kanë qytetarët tanë nga ky donacion. Ju faleminderit shumë – tha drejtoresha.

Ajo theksoi se Qendra Shëndetësore gjithashtu u pais edhe me një aparat EKG, një spirometër dhe 100,000 dinarë të tjerë nga komuna për blerjen e pajisjeve për luftën kundër virusit korona.

Bujanovaçke.më herët kishte njoftuar se nga 200,000 euro donacion nga Kosova, vetëqeverisja lokale ndau 6 milion dinarë për blerjen e autoambulqncës dhe 600,000 dinarë shtesë për pajisje mjekësore.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.