fbpx

QENI ZBULOI CIGARET E FSHEHURA NË AUTOBUSIN QË DREJTOHEJ NGA NJË TËRNOCAS

Bujanoc, Horgosh, 18 qershor 2020 (Foto nga Administrata Doganore) – U parandalua një përpjekje për të kontrabanduar 2,750 pako cigaresh të ndryshme në një autobus të drejtuar nga një shofer nga Tërnoci, në linjën nga Kosova në Zvicër, në anën dalëse të vendkalimit Horgosh, kumtoi Administrata doganore.

Shkelja u zbulua kur autobusi u mënjanua anash me qëllim të kryerjes së një kontrolli të detajuar, megjithëse të dy shoferët dhe pasagjerët, 76 prej tyre, thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar përveç bagazheve personale.

Mirëpo, qeni i doganës Neron, me reagimin e tij drejtuar oficerëve doganor, dha një sinjal të qartë se diçka ishte fshehur në hapësirën midis tualetit dhe bagazhit të autobusit, thuhet në komunikatë.

Me heqjen e tapicerisë nga pjesa e bagazheve, pas tualetit të autobusit u gjet një „bunker“ i punuar me dorë, në të cilin ishin fshehur 2.750 pako cigaresh „Marlboro“, „Winston“, „Kent“, „Davidov“ dhe të tjera, me dhe pa pulla akcize.

Policia do të fillojë procedurë penale kundër shoferit 37-vjeçar të autobusit nga Tërnoci para gjykatës kompetente.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.