fbpx

MITROVIQ: PARTNERITET QEVERISËS ME TË GJITHË, EDHE ME MUSLIUN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 26 qershor 2020. Për dallim nga viti 2016, kur Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) ishte një pengesë për pjesëmarrjen e tyre në bashkëqeverisjen lokale, tani për Progresistët e Bujanocit dhe koalicioni që ata udhëheqin, partia e themeluar nga Jonuz Muslija tani është partner i mundshëm për formimin e shumicës qeverisëse, „sikur edhe çdo parti tjetër „.

Radhitja e mandateve në KK të Bujanocit (Burimi #slobodnarec

Si arsye e ndryshimit të qëndrimit ndaj LPD-ës, e cila tani drejtohet nga djali i Jonuzit, Shqiprim Musliu, kreu i SNS në Bujanoc Nenad Mitrović përmend „faktin se ata e kanë zbutur retorikën dhe qasjen“.

– Unë thashë katër vjet më parë se Jonuz Musliu dhe LPD janë një faktor i paqëndrueshmërisë në këtë zonë. Qasja e tyre ka ndryshuar dhe tani ne mund të bashkëpunojmë me ta, si dhe me të gjitha grupet e tjera politike që fituan besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit lokale – thotë Mitroviq për Bujanovaçke.

Sipas Mitroviqit, kritika e ashpër drejtuar qeverisë komunale të drejtuar nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe grupi i Stojança Arsiqit gjatë katër viteve të kaluara, nuk është gjithashtu një arsye për „linja të kuqe“ as ndaj tyre.

-Ajo që kemi kundërshtuar gjatë kohës që ata ishin në pushtet, ia kemi thënë në sy. Sikur edhe për atë që kanë bërë e nuk ka qenë në interest ë qytetarëve, ne me të drejtë e kemi kritikuar. Nuk e di nëse dikush për këtë ka mbetur i zemëruar këtë nuk e di, dhe as nuk do të spekuloj, por ne nga ana jonë të hapur për bashkëpunim me ta – tha Mitroviq.

Megjithëse ekziston një ndryshim vetëm prej tetëdhjetë votash midis listës që ai drejtoi dhe fituesit të zgjedhjeve, Partisë Demokratike (PD) të Nagip Arifit, ndërsa me numër të barabartë të këshilltarëve (10), Mitrovic thotë se i mbetet Arifit për të filluar bisedimet për formimin e shumicës qeverisëse.

-Formalisht, PD ka më shumë vota, edhe nëse kemi të bëjmë me një dallim fare të vogël. Ne do të presim që Arifi të fillojë bisedimet, si udhëheqësi i partisë fituese, dhe unë pres ftesën e tij. Nëse ai nuk e bën këtë, ne do të ndërmarrim iniciativën dhe do të fillojmë bisedimet, duke mos e bërë pritjen pafundësisht të gjatë- thotë ai.

Sipas vlerësimit të tij, negociatat do të „fillojnë për pak ditë“.

Për gjithçka rreth zgjedhjeve lokale në Bujanoc, Ju mund të lexoni duke klikuar KËTU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena.