NË BUJANOC, PËRGJIGJE E KNAQSHME NDAJ FTESËS PËR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS, MJEKËT FTOJNË TË RINJËT PËR T’U VAKSINUAR

Shkruan D. Stoshiq

Bujanoc, 25. gusht 2021. – Para pak ditësh në Bujanoc filloi imunizimi me dozën e tretë të vaksinës, sikur edhe në gjithë Serbinë, dhe përgjigja e qytetarëve është e kënaqshme – i tha Bujanoçkes, Afredita Mustafi, koordinatore për vaksinimin në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Sipas saj, nuk ka nevojë për riaplikim, por qytetarët që kanë marrë dozën e dytë 6 muaj më parë marrin një SMS përmes portalit E-uprava.

– Ne kemi të gjitha llojet e vaksinave, por për Fajzer, kërkohet caktim i terminit, për vaksinën ruse Sputnik V, regjistrimi bëhet përmes portalit, ndërsa vaksina kineze Sinofarm dhe Astra-Zeneka janë në dispozicion menjëherë, pa caktuar termin, shpjegon Dr. Mustafi

Ajo shton se mbrojtja më e mirë kundër virusit është imunizimi.

-Nëse do të ishim të gjithë të vaksinuar, nuk do të kishte një rritje të numrit të pacientëve të rinj që kemi hasur ditët e fundit. Kryesisht po vaksinohen personat mbi moshën 40 vjeçare, andaj te të rinjët duhet ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e imunizimit, thotë ajo.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *