KAMBERI: DO TË VAZHDOJ T’I MBROJË TË DREJTAT SHQIPTARËVE NË NIVELIN QENDROR

Bujanoc, 23 qershor 2020 – Një ditë pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare u deklarua edhe Shaip Kamberi, kryetari aktual i Bujanocit dhe deputeti i ardhshëm i Alternativës Demokratike Shqiptare, duke falënderuar të gjithë ata që dhanë votën e tyre për këtë koalicion prej pesë partive.

„Faleminderit për të gjithë ata që, përkundër bindjeve të tyre të ndryshme politike, votuan për një listë të përbashkët parlamentare,“ shkroi Kamberi, duke shtuar se kishte presion mbi votuesit që të mos e votojnë listën e përbashkët.

Ai „falënderoi për pjekuri“ edhe ata që i dhanë votën Partisë për Veprim Demokratik në nivel lokal, e cila në përbrëjen e re do t’i ketë 8 këshilltarë.

„Unë do të përqendroj punën time në të ardhmen në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në nivelin republikan,“ tha Kamberi.

Lista e përbashkët shqiptare e udhëhequr nga Kamberi tani më ka siguruar dy vende, dhe ka gjasa që ta siguroj edhe deputetin e tretë në Parlamentit serb.

Në zgjedhjet lokale, PVD është e treta me 8 mandate pas Partisë Demokratike të Nagip Arifi dhe koalicionit rreth PPS (SNS).




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *