Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. nëntor 2023. Qytetarët që do të aplikojnë për subvencione nga Komuna e Bujanocit për ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e izolimit, kaldajave, paneleve diellore dhe pajisjeve tjera në shtëpi dhe banesa familjare do të mund të punësojnë 11 kompani, të përcaktuara nga komisioni komunal.
Ndër kompanitë e përzgjedhura, dy janë nga Tërnoci dhe një nga Bujanoci.
Lista përfshin gjithashtu kompani nga Vranja, si dhe Nishi, Beogradi dhe Novi Sadi. Listën e punimeve, gjegjësisht masave të parapara me programin e rehabilitimit energjetik, për të cilat mund të kontraktohen kompani të caktuara mund ta shihni KËTU.
Thirrja publike për qytetarët u hap më 31 tetor.
Portali ynë më herët kishte raportuar se 13.3 milionë dinarë do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Bujanovës për të përmirësuar efikasitetin energjetik.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

