Bujanoc, 8. gusht 2024. Të diplomuarit nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja gjithashtu mund të aplikojnë për praktikë në institucionet qeveritare të Kosovës. Afati i fundit për aplikim është 9 gusht.
Kandidatët deri në 29 vjeç me notë mesatare 8.0 mund të aplikojnë për praktikë 6 mujore, ka bërë të ditur Ragmi Mustafi, politikan nga Bujanoci dhe këshilltar i nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.
Praktikantët do të paguhen për punën e tyre.
Detajet e aplikimit dhe listën e institucioneve mund t’i shihni KËTU.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

