fbpx

ARIFI E MUSLIU KONVOKUAN SEANCËN KONSTITUIVE TË KUVENDIT, MITROVIQ MOHON TË KETË MARRËVESHJE PËR KOALICION

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15 korrik 2020. Me kërkesën e 14 këshilltarëve të Partisë demokratike (PD) të Nagip Arifit dhe Lëvizjes për progres demokratik (LPD) të Shqiprim Musliut, është konvokuar seanca konstituive e Kuvendit Komunal  Bujanoc, për të premten (17 qershor), konfirmoi për Bujanovaçke Stojança Arsiq.

Ishte pikërisht Arsiq ai që konvokoi seancën konstituive, si këshilltari më të vjetër i kësaj përbërjeje të Kuvendit.

– Këshilltarët e PD dhe LPD-ës kërkuan konvokimin e seancës, ndërsa nuk e di nëse ata kanë siguruar shumicën e nevojshme prej 21 këshilltarëve. Unë e di që në rend të ditës është verifikimi i mandatit, betimi solemn, si dhe zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të Kuvendit komunal – thotë Arsiq.

Nenad Mitroviq – kreu i progresistëve të Bujanocit – i cili me të madhe është në procesin negociator me Arifin, për formimin e shumicës qeverisëse, mohoi që të dy grupet më të forta me nga 10 mandate secila – koalicioni rreth SNS dhe PD, të kenë arritur ndonjë marrëveshje.

– Nuk ka marrëveshje, asgjë nuk është nënshkruar, por ne do t’i vazhdojmë bisedimet gjatë ditëve në vijim – na tha Mitroviq të mërkurën.

Sipas informacioneve jozyrtare, koalicionit DP-SNS-LPD ishte dashur t’i bashkohej  edhe Alternativa për Ndryshim, me tre këshilltarët e saj, por në fund kjo parti ra nga kombinimi.

Më herët gjatë kësaj dite, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit kishte njoftuar se Mitroviq dhe Arifi ishin pajtuar tashmë, dhe se “ka marrë fund  farsa e quajtur koalicioni i partive shqiptare “.




Leave a Reply

Your email address will not be published.