fbpx

EKSKLUZIVE: U ARRITË MARRËVESHJA PËR KOALICION SHQIPTAR

Bujanoc, 17 korrik 2020 – Drejtuesit e partive shqiptare nënshkruan marrëveshjeN për formimin e shumicës parlamentare në Bujanoc, në mbledhjen e sapo përfunduar në ambientet e Partisë Demokratike (PD) të Nagip Arifi, i cili do të jetë edhe kryetari i ri i komunës.

Siç ka mësuar Bujanovaçke, zëvendësi i tij do të jetë nga radhët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LDP), ndërkaq kryetari i Kuvendit nga Partia për Veprim Demokratik (PDD). 

Për momentin nuk dihet nëse në shumicën shqiptare, që ka 26 nga 41  këshilltarët e Kuvendit lokal, do të përfshihet edhe ndonjëri prej grupeve serbe, të koalicionit rreth SNS-ës, përkatësisht të SPS-ës. 

Së shpejti me raport më të gjerë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.