Takohen drejtuesit e Kamenicës dhe Bujanocit

Bujanoc, 23.4.2021-Në Kamenicë janë takuar sot drejtuesit e kësaj komune me ata të Bujanocit.

Në takim janë diskutuar sferat e bashkëpunimit mes këtyre dy komunave ndërkufitare.

Kumtesa nga komuna e Bujanocit:

KRYETARI ARIFI REALIZON TAKIM ME KRYETARIN E KOMUNËS SË KAMENICËS Z.KASTRATI

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i komunës Shqiprim Musliu, shefi i kabinetit të tij Sali Salihi dhe këshilltari i Kuvendit komunal Nazmi Duraku janë mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe zv.kryetari Faton Jakupi.

Në këtë takim është diskutuar avancimi i bashkëpunimit mes dy komunave, si dy komuna fqinje e kufitare dhe mundësia që përmes bashkëpunimeve ndërkomunale të ofrohen kushte sa më të mira infrastrukturore e sociale.

Kryetari Arifi u shprehë i gatshëm që të fillojnë projekte të përbashkëta infrastrukturore që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy komunave, parasegjithash fshatrave të brezit kufitar.

Gjithashtu, edhe nikoqirët e këtij takimi u zotuan për bashkëpunim të ngushtë duke pasur në qendër gjithmonë qytetarin, duke shpresuar që idetë tona për punë të jetësohen së shpejti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *